Arsenal dhe Dortmund në garë për mbrojtësin e Juventusit

Sport June 03, 2018 - 09:33
Ja për kë bëhet fjalë

Arsenali, Dortmundi dhe Marseille janë futur në një garë të nxehtë për ta transferuar mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia, gjatë afatit kalimtar veror, sipas Gazzetta dello Sport.

31-vjeçari është duke u përgatitur të largohet nga kampioni italian dhe do të presë oferta pas Kupës së Botës me Marokun, dhe tashmë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evorpiane, transmeton Gazeta Express.

Arsenali e sheh atë si kandidatin ideal për qendër të mbrojtës pas lëndimit të Laurent Koscielny, derisa Dortmundi ka për qëllim ta rikthejë atë në Bundesligë, me Marseillen që shpreson të mbetet në garë për të.

Ndërkohë, Juventusi është duke i parë Diego Godinin, Jose Gimenezin dhe Matthijs de Ligt si zëvendësues potencialë të tij.