Diçka po ndodh, Reali me komunikatë zyrtare për Zinedine Zidane

Sport May 31, 2018 - 12:48
Lexoni më shumë detaje

Zidane do t’iu drejtohet mediave nga ora 13:00.

Real Madridi ka bërë të ditur se nga ora 13:00, Zinedine Zidane do të mbajë konferencë për media, duke mos treguar se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë.

Marca shkruan se Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit si dhe José Ángel Sánchez, direjtori gjeneral, janë takuar me Zidanin në Valdebebas, aty ku pas pak do të shfaqet para mediave Zizu.

Nuk është zbuluar për çfarë kanë disktutuar dhe për çfarë bëhet fjalë, për vazhdimin e kontratës, apo për t’i dhënë lamtumirën klubit edhe pse e fitoi Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

Image