Arsenali kishte stagnuar me Wengerin

Sport May 25, 2018 - 12:31
Detajet

Pierre-Emerick Aubameyang e pranoi se Arsenali kishte stagnuar gjatë viteve të fundit të Arsene Wenger në krye të klubit, transmeton zeri.info

“Topçinjtë” do të paraqiten me trajner të ri pas plot 22 vitesh, ndërsa Aubameyang mezi po pret të fillojë punën me Unai Emeryn.

“Mendoj se është paksa një ndjenjë e përzier në fakt. Në njërën anë, është e çuditshme për të gjithë tifozët që trajneri është larguar. Por, padyshim që është një fillim i freskët. Pasi që gjatë edicioneve të fundit, duhet të pranohet se klubi ka stagnuar paksa, mendoj se të gjithë janë të emocionuar për të parë se çfarë do të ndodhë në edicionin e ardhshëm”, deklaroi Aubameyang, i cili foli edhe për Emeryn.

“Ai është një trajner shumë i mirë. Në Paris, kurrë nuk është e lehtë. Ka presion shuam të madh. Unë e di se ai ka bërë punë të mirë me Sevillan dhe PSG-në gjithashtu”, u shpreh ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit./Zëri