Dzeko: Ky ishte goli më i bukur në karrierë

Sport May 24, 2018 - 22:43

Ai shprehet krenar për atë gol.

Edin Dzeko ka zgjedhur golin ndaj Chelseat si më të bukurin në karrierë.

Ai shprehet krenar për atë gol, përcjellë “Lajmi.net”.

“I thashë Alex-it të krosonte në shtyllën e parë. qëndrova në pozicion jashtë loje përpara se ta godiste, për t’u siguruar që të isha i pamarkuar. Alex e dërgoi aty ku doja”, deklaroi sulmuesi i Romës.

“Goli i parë ishte padyshim goli më i bukur i sezonit, mbase goli më i bukur i karrierës sime. Gjithmonë kisha ëndërruar të shënoja gol të tillë, pasi nuk është i thjeshtë. Jam krenar për atë gol”, shtoi Dzeko.