Kjo skuadër mund të shpallet sonte kampione e Kosovës!

Sport May 23, 2018 - 19:24
Sonte luhet ndeshja e katërt finale

Sonte do të zhvillohet ndeshja e katërt finale e “Play-Offit” të basketbollit të Kosovës ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, shkruan zeri.info.

Ekipi Portokalli udhëheq 2-1 me ndeshje dhe do t’i mjaftonte një fitore sonte në shtëpi për t’u shpallur kampion i Kosovës, për herë të parë pasluftës.

Në anën tjetër, Bardhekaltrit e kanë marrë rrugën drejt Prizrenit me qëllim që ta barazojnë serinë e ndeshjeve finale në 2-2, për ta kërkuar më pas titullin e kampionit në duelin e pestë, që do të luhej gjatë fundjavës në kryeqytet.

Ndeshja e sontme zhvillohet në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” dhe fillon në orën 21:00. /Zëri/