Lovren, i gatshëm për ta ndalur Ronaldon

Sport May 22, 2018 - 12:35
Detajet

Dejan Lovren beson se është i gatshëm për t’u ballafaquar me Crsitiano Ronaldon në finalen e Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen mes vete në finalen e kompeticionit më prestigjioz evropian të shtunën, ndërsa Lovren pritet të formojë partneritetin me Virgil van Dijkun në qendër të mbrojtjes.

“Përgjatë 15 viteve, ai ka shënuar më shumë se 30 gola. Edhe nëse ai ka një edicion të dobët ai shënon 30 gola, kështu që duhet të jeni të kujdesshëm”, deklaroi Lovren.

“Në Premierligë ne luajmë kundër disa prej sulmuesve më të mriz në botë dhe dimë sesi të mbrohemi se skuadër. Sigurisht në disa pjesë të ndeshjes do të ketë ballafaqim një me një. Do të jetë e vështirë, por është një sfidë dhe unë jam gati për këtë gjë”, u shpreh ai./Zëri