Favre, trajner i Dortmundit

Sport May 22, 2018 - 12:18
Detajet

Borussia Dortmundi ka emëruar Lucien Favren si trajner të ri të klubit, transmeton zeri.info

60-vjeçari u largua më herët gjatë kësaj jave nga Nice, ndërsa të martën është konfirmuar se ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin gjerman.

Borussia Dortmundi kishte mbetur pa trajner që prej largimit të Peter Stogerit pas ndeshjes së fundit në ligën gjermane dhe tani ish-trajneri i Borussia Monchengladbachut është emëruar si pasues i tij.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc shpreson që përvoja e Favres në Bundesligë t’i shërbej ekipit në edicionin e ardhshëm.

“Nënshkrimi me Lucien Favren është një pjesë e rëndësishme e freskimit të ri sportiv të ekipit në këtë verë”, deklaroi Zorc.

“Ne e vlerësojmë shumë atë për kualitetin e tij profesionale, gjë që është treguar disa herë në Bundesligë me Herthan dhe Monchengladbachun, ashtu si edhe me Nicen”, shtoi ai.

Borussia Dortmundi e mbylli këtë edicion në pozitën e katërt, duke siguruar kështu kualifikimin në Ligë të Kampionëve./Zëri