Thaçi i jep Majlindës pasaportën diplomatike (FOTO)

Sport May 21, 2018 - 11:10
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë solemne, i ka dhënë sot pasaportën diplomatike për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin, trajnerin, Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka, transmeton "Zeri.info".

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", presidenti Thaçi ka thënë se Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë. 

Image

Image

Image