Thaçi uron Dritën për titullin e kampionit

Sport May 20, 2018 - 21:45
Lexoni më shumë detaje

Presidenti, Hashim Thaçi, ka uruar klubin e Dritës për shpalljen kampion në edicionin 2017/2018 në Vala Superligën e Kosovës.

“Dy finalistët e këtij sezoni në Kampionatin e Kosovës në Futboll, ekipi i Dritës dhe i Prishtinës, në mbështetje të tifozërisë së tyre, bënë një lojë të mrekullueshme në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

“E uroj kampionin e këtij stinori, ekipin e Dritës, i cili vërtet ishte mbresëlënës me lojën e organizuar mirë në këtë superligë”, ka shkruar Thaçi.

“Kosova ka shumë talentë dhe me rritjen e mbështetjes dhe konkurrencës së klubeve tona sportive, padyshim se do të korrim suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane”.