Valverde premton përforcime

Sport May 20, 2018 - 12:55
Detajet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka premtuar përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi katalonjas fitoi La Ligën dhe gjithashtu triumfoi në Kupën e Mbretit gjatë këtij edicioni.

Sidoqoftë, ata do të duhet të bëjnë pa mesfushorin Andres Iniesta gjatë edicionit të ardhshëm, pasi që spanjolli ka paralajmëruar tanimë largimin nga “Camp Nou”.

“Ne duhet të përforcohemi në disa pozicione, por jo të ndërrojmë komplet ekipin”, deklaroi Valverde.

“Nuk dua një skuadër të madhe, plus kemi konsideratë edhe për ekipin e të rinjve. Ne kemi fituar ligën dhe kupën me një bazë solide të lojtarëve që iu besojmë, ne kemi nevojë vetëm për ndërrime të vogla”, shtoi spanjolli, i cili e mori drejtimin e Barcelonës në qershor të vitit të kaluar./Zëri