Sport

Mbahet mbledhja Prishtina-Drita, vend aspak i mirë në stadium për 100 Intelektualët

Mbahet mbledhja Prishtina-Drita, vend aspak i mirë në stadium për 100 Intelektualët
17 maj 2018 • 18 : 14

Lexo detajet

Ndeshja e vitit mes Prishtinës dhe Dritës po afron dhe të gjithë po i fërkojnë duart për spektaklin e madh.

Gazeta Olle mëson që sot përfaqësuesit e dy klubeve dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, e kanë mbajtur një takim në qytetin e Pejës, për të biseduar rreth organizimit të ndeshjes.

Në takim kanë marrë pjesë tre zyrtarët e Prishtinës, Fatos Hoxha, Afrim Muçiqi dhe Ahmet Kurtolli, dy të Dritës, Jetmir Salihu e Isuf Morina si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

Gjithnjë sipas informacioneve që ka siguruar “Olle”, Policia e Kosovës ka njoftuar Dritën që Intelektualëve do t’i ndahen vetëm 100 bileta.

Ata kanë konstatuar që “Shahin Haxhiislami” ka kapacitet prej 2000 shikuesve, derisa ekipit mysafir i takojnë 5% e biletave.

Dy autobusët me tifozët e Dritës që posedojnë bileta për ndeshje, do të identifikohen që në mëngjes dhe vetëm tifozët e këtyre dy autobusëve, do të lejohen të futen në stadium.

Hyrja për tifozët tjerë që do të udhëtojnë nga Gjilani, do të jetë e pamundur.

Interesant është fakti që 100 tifozët e Dritës që do të kenë fatin për të qenë në stadium, do të vendosen prapa portës ku nuk ka tribunë fare. /Gazeta Olle/

Image

© zëri.info