Sport

Vdes ish-fituesi i Kupës së Botës me Anglinë

Vdes ish-fituesi i Kupës së Botës me Anglinë
16 maj 2018 • 15 : 33

Lexoni më shumë detaje

Ray Wilson, ish-fitues i Kupës së Botës me Kombëtaren e Anglisë, ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare.

Në moshën 32-vjeçare, mbrojtësi i majtë ishte lojtari më i vjetër në formacionin startues të Sir Alf Ramsey, i cili e mposhti Gjermaninë Perëndimore në finalen e vitit 1966 në Wembley, transmeton Gazeta Express.

Shumicën e karrierës së tij, Wilson e kaloi te klubi i Huddersfield Town, para se t’i bashkohej Everotnit, të cilit i ndihmoi për ta fituar FA Cup më 1966.

Skuadra e Huddersfield ka thënë në një komunikatë: Jemi të trishtuar nga lajmi për vdekjen e Wilson.

Ai ka qenë përkrahës i rregullt i klubit në ndeshjet në shtëpi bashkë me të birin e vet më të madh, Russel, edhe pse luftonte kundër sëmundjes së Alzheimerit”.

Image

 

 

© zëri.info