Shkuarja e Neymarit te Realit do të ishte e tmerrshme

Sport May 16, 2018 - 10:18
Detajet

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thotë se nuk do të dëshironte që ish-bashkëlojtari i tij Neymar t’i bashkohej Real Madridit në edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Messi shprehet se transferimi i sulmuesit të Paris Saint-Germainit te madrilenët do të ishte diçka e tmerrshme.

Reprezentuesi brazilian u transferua te klubi francez në verën e kaluar për një shifër prej 222 milionë eurosh, por kohëve të fundit është përfolur për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”. “Do të ishte e tmerrshme për shkak të rëndësisë që ka Neymari te Barcelona”, deklaroi Messi.

“Edhe pse u mbyll ashtu siç ndodhi, ai fitoi tituj të rëndësishëm këtu, ai e fitoi Ligën e Kampionëve, ai e fitoi La Ligën”, shtoi ai.

“Nëse do të shkonte në Madrid do të ishte e vështirë për ne dhe për të gjithë Barcelonën. Dhe në aspektin futbollistik, do ta bënte Madridin edhe më të fortë se tani”, u shpreh argjentinasi./Zëri