Dortmundi pas Balotellit

Sport May 13, 2018 - 13:40
Detajet

Borussia Dortmundi është klubi i fundit që ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit të Nices, Mario Balotelli, transmeton zeri.info

Reprezentuesi italian ka kontratë me klubin francez deri në qershor të këtij viti dhe e ardhmja e tij është vënë në dyshim.

Balotelli ka gëzuar një formë të shkëlqyeshme në Francë gjatë dy edicioneve të fundit dhe kjo ka tërhequr interesimin e disa klubeve.

27-vjeçari realizoi dy gola në fitoren 4:1 të Nices ndaj Caenit në fundjavë, ndërsa në të gjitha garat me klubin francez ka realizuar 24 gola dhe 1 asistim në 36 paraqitje.

“Mediaset Premium” raporton se Borussia Dormtundi shpreson që të transferojë Balotellin nëse arrijnë të nënshkruajnë edhe me trajnerin e Nices, Lucien Favre.

Interesim për sulmuesin kanë shprehur edhe Roma dhe Napoli./Zëri