Ambasadorja pa pasaportë diplomatike!

Sport May 09, 2018 - 17:28

Majlinda Kelmendi e ka festuar sot ditëlindjen e saj të 27-të.

Asaj ia ka uruar ditëlindjen trajneri Driton Kuka, shkruan zeri.info.

“Majlinda sot e feston ditëlindjen. Kampione evropiane, botërore e olimpike, e vetmja shqiptare që i ka arritur krejt titujt e mundshëm në sport. Urime dhe shëndet të uroj dhe jam shumë krenar me ty! Ambasadorja më e fuqishme e shtetit tonë të ri, por ende pa pasaportë diplomatike, por me respektin më të madh në zemrat e shqiptarëve kudo që janë!", ka shkruar Kuka. /Zëri/