Presidenti i Barçës: Askush asnjëherë s’na ka telefonuar për të na pyetur sa vlen Messi

Sport May 08, 2018 - 15:25
Detajet

Barcelona nuk është detyruar asnjëherë ta shmangë interesimin e tjerëve për Lionel Messin, sepse asnjë klub kurrë nuk ka bërë ndonjë ofertë për të, sipas presidentit të klubit katalonas, Josep Maria Bartomeu.

Messi, i cili shënoi një gol madhështor në barazimin drithërues 2-2 me Real Madridin, është pjesë e Barçës që prej se mbërriti në klub nga Argjentina në moshën 13-vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Mediat botërore rregullisht kanë raportuar për një interesim nga Manchester City për pesë herë fituesin e Topit të Artë, skuadër që e ka fituar më shumë lehtësi titullin në Premierligë këtë sezon nën udhëheqjen e ish-trajnerit të Barçës, Pep Guardiolas.

Megjithatë, Bartomeu thotë se për Messit asnjë klub nuk ka pyet madje as sa kushton.

“Askush asnjëherë nuk na ka telefonuar për të pyetur sa vlen Messi”, tha Bartomeu.