Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme

Sport May 03, 2018 - 18:09

Janë mbyllur tashmë dy ndeshjet e fundit të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Dje janë zhvilluar katër ndeshje, ndërsa sot luajtën Besa – Flamurtari dhe Vllaznia – Vëllaznimi.

Flamurtarët e kanë mposhtur ekipin pejan në udhëtim me rezultat të thellë, 4:0, për ta bërë një hap të madh drejt barazhit, kurse kjo humbje ekipit Bardh e Kuq mund t’i kushtojë me rënie nga liga për herë të parë në futbollin e pasluftës.

Golat për ekipin prishtinas i kanë shënuar Hajzeraj, Mendes, Shillova dhe Ajzeraj.

Ndërkohë, Vëllaznimi e fundosi përfundimisht Vllazninë, të cilën e mundi 2:0 në Gjilan.

Golat për ekipin gjakovar i kanë shënuar Chibuze dhe Vula në pjesën e dytë.

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet dhe tabelën pas xhiros së 30-të. /Zëri/

Superliga – Java e 30-të

Rezultatet

Gjilani – Drita             1:1

Feronikeli – Prishtina  0:0

Llapi – Drenica           1:0

Liria – Trepça ’89        0:2

Besa – Flamurtari        0:4

Vllaznia – Vëllaznimi  0:2

Tabela

1. Drita            30        16        12        2          47:20   60

2. Prishtina      30        16        9          5          36:17   57

3. Llapi            30        14        6          10        44:35   48

4. Trepça ’89   30        12        11        7          32:21   47

5. Liria             30        13        8          9          33:25   47

6. Drenica        30        13        6          11        32:25   45

7. Gjilani         30        10        14        6          27:18   44

8. Feronikeli    30        9          16        5          28:17   43

9. Vëllaznimi   30        9          12        9          26:27   39

10. Flamurtari  30        5          7          18        23:46   22

11. Besa          30        5          4          21        21:57   19

12. Vllaznia     30        3          5          22        13:54   14