Kosova siguron dy medalje në Kampionat Evropian

Sport April 26, 2018 - 17:08

Kosova i ka siguruar dy medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, shkruan zeri.info.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë kualifikuar në finale në kategoritë respektive, duke e siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë.

Ndërkohë, ato do ta kërkojnë të artën në përballjet përkatëse që do t’i zhvillojnë pas pak minutash. /Zëri/