Në Europa League, sytë kah Londra

Sport April 26, 2018 - 11:22

Pas dy netëve që sollën emocione në Ligën e Kampionëve, sonte është koha për Europa Leguen, shkruan sot gazeta Zëri.

Do të zhvillohen dy ndeshje gjysmëfinale, ndërsa fokusi i të gjithëve do të jetë kah Londra, ku Arsenali e pret Atletico Madridin.

Pa dyshim, kjo do të jetë finale para finales pasi këto dy skuadra konsiderohen si më të fortat që kanë mbetur në këtë eveniment.

Sidoqoftë, vetëm njëra prej tyre do ta ketë fatin ta presë biletën për finale.

Ndërkohë, Red Bull Salzburgu i Valon Berishës, i cili po shkëlqen këtë edicion, do ta vizitojë Olympique Marseillen në Francë sonte, në kërkim të vazhdimit të ëndrrës.

Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 21:05. /Zëri/

Europa League – Gjysmëfinalja

E enjte

21:05 Arsenal – Atletico Madrid

21:05 Marseille – Salzburg