I dhuruam dy gola Realit

Sport April 26, 2018 - 11:06

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes thotë se ekipi i tij ende ka shpresë për kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve, por theksoi gabimet e bërë në takimin e parë, transmeton zeri.info

Heynckes thotë se ekipi i tij i dhuroi dy gola Real Madridit në humbjen 1:2 në shtëpi të mërkurën.

“Ne i dhuruam Real Madridit dy gola me gabime të pastra”, deklaroi Heynckes. “Ne kishin një mori rastesh të cilat nuk i shfrytëzuam, kështu që nuk është e habitshme që u mposhtëm”, shtoi strategu gjerman.

“Ekipi krijoi aq shumë raste ndaj Madridit. Ne nuk kemi asgjë për të humbur në Madrid dhe mund të luajmë lirshëm atje.”, u shpreh Heynckes, i cili në të kaluarën ka drejtuar klube si Bayer Leverkusen, Real Madrid, Schalke dhe Athletic Bilbao./Zëri