Golden State eliminon San Antonion

Sport April 25, 2018 - 14:11

Golden State është treguar superiore ndaj San Antonios, të cilën e ka eliminuar nga “Play-Offi” i NBA-së, shkruan zeri.info.

Warriors u kualifikuan në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore pasi e mbyllën serinë e ndeshjeve çerekfinale në 4-1, pasi e fituan lojën e pestë me rezultat  99:91.

Kështu, Golden State do të përballet në gjysmëfinale të Konferecnës me New Orleans, derisa ndeshja e parë do të zhvillohet të shtunën në Oakland.

Përkundër mungesës së Steph Curry, treshja Kevin Durant, Klay Thompson e Draymond Green e kreu tërë punën.

Ndërkaq, në Konferencën Lindore, Bostoni e mori një avantazh të çmueshëm prej 3-2 me ndeshje ndaj Milwaukeet.

Për fitoren e Celtics në ndeshjen e pestë vendimtar ishte rikthimi i Marcus Smart.

Ndeshja e gjashtë do të zhvillohet të enjten mbrëma në shtëpinë e Bucks.

Kurse, Philadelphia e mposhti 104:91 dhe e eliminoi Miamin.

Rezultatet: Golden State – San Antonio 99-91 (4-1 në seri), Boston – Milwaukee 92-87 (3-2 në seri) e Philadelphia – Miami 104:91 (4-1 në seri). /Zëri/