Ronaldo më i kompletuar se Messi

Sport April 24, 2018 - 12:43
Detajet

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Joshua Kimmich thotë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është më i kompletuar sesa Lionel Messi, transmeton zeri.info

Kimmich thotë se Ronaldo është një makineri golash dhe është futbollisti më kompletuar në planet.

Këto fjalë gjermani i tha para përballjes me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

“Kur vjen puna te golat, Ronaldo kryeson. Sidomos në veçanti me golat në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Kimmich.

“Messi është komplet një lloj tjetër i lojtarit. Ronaldo është ndoshta më i kompletuar në aspektin e aftësive. Messi është më shumë si driblues, Ronaldo është një lojtar që finalizon. Nuk mund të zgjedh mes të dyve. Jam i lumtur që jam dëshmitar i të dyve”, shtoi gjermani.

"Ai (Ronaldo) është një makineri golash, që ka një shifër të pabesueshme golash. Ne duhet të sigurohemi që ai të mos e vazhdojë ecurinë e tij”, u shpreh ai./Zëri