Tifozët llapjanë hyjnë në fushë dhe e ndërprejnë lojën: “Marre, mos e shit”

Sport April 22, 2018 - 16:42

Drita ka kaluar në epërsi prej 1:3 në Llap dhe menjëherë tifozët llapjanë kanë filluar ta lëshojnë stadiumin. Ata hodhën gjësende në drejtim të lojtarëve të tyre dhe brohorisnin “marre-marre”, “mos e shit – mos e shit”. Kurse, një grup tifozësh ka hyrë në fushë për ta ndërprerë lojën sepse dyshojnë se ekipi i tyre e ka shitur lojën, raporton "Zëri". Gjyqtari ka vendos që ndeshje të vazhdojë pasi të zbrazet stadiumi nga shikuesit. 

Qysh para lojës disa media online e vunë në dyshim “fair-play-n” e këtij takimi me peshë shumë të madhe.

Image