Kështu u mbyllen pjesët e para të ndeshjeve të Superligës

Sport April 22, 2018 - 15:51

Janë mbyllur pjesët e para në takimet e sotme të Superligës së Kosovës, raporton zeri.info

Llapit dhe Drita janë duke barazuar me rezultatin 1:1. Mirlind Daku shënoi për llapjanët në minutën e 8-të, ndërsa rezultatin për mysafirët e barazoi Kastriot Rexha (36’).

Prishtina është duke fituar 0:1 në udhëtim te Vllaznia falë golit të Gauthier Mankenda në minutën e 33-të.

Flamrtuari është duke avancuar 1:0 kundër Vëllaznimit. Golin për prishtinasit e realizoi Alban Shillova (17’).

Ndërkohë takimi i vetëm pa gola deri më tani është ai mes Besës dhe Drenicës 0:0./Zëri