West Brom – Liverpool, formacionet zyrtare

Sport April 21, 2018 - 12:56
Tanimë kanë dalë formacionet zyrtare të kësaj sfide që pritet të fillojë nga ora 13:30.

Liverpool do të luaj në udhëtim te West Brom në kuadër të javës së 35 në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kësisoj trajneri gjerman ka pushuar disa lojtarë.

Gjithsesi The Reds do të tentojnë fitoren në udhëtim për tu konfirmuar në pozitën e tretë, pozitë që i dërgon edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë West Brom javën e kaluar befasoi Manchester Unitedin duke e mposhtur minimalisht 0-1.

Edhe pse gjasat janë minimale, West Brom do të kërkojë fitore për të shpresuar ende në mbijetesë.

Tanimë kanë dalë formacionet zyrtare të kësaj sfide që pritet të fillojë nga ora 13:30. 

Formacionet zyrtare:

West Brom: Foster, Nyom, Hegazy, Dawson, Gibbs, McClean, Brunt, Livermore, Phillips, Rondon, Rodriguez.

Liverpool: Karius, Gomez, Van Dijk, Klavan, Moreno, Henderson, Milner, Wijnaldum, Salah, Mane, Ings./Telegrafi/