Chelsea duhet ta transferoj Wilsheren

Sport April 20, 2018 - 12:38

Ish-futbollisti i Chelseat, Dennis Wise thotë se klubi londinez duhet ta transferojë mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, transmeton zeri.info

Wise thotë se Wilshere do të ishte një partner i shkëlqyeshëm për N’Golo Kanten në mesfushën e Chelseat. Reprezentuesi anglez ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të këtij viti dhe e ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje.

“Nëse Chleseat i nevojitet një mesfushor, unë padyshim që do ta merrja Jack Wilsheren”, deklaroi Wsie. “

Ai është i lirë, ai është 26-vjeçar dhe ka treguar vetën që është kthyer në formën më të mirë fizike. Mund të shikoni paratë që janë shpenzuar për Danny Drinkwaterin dhe Tiemoue Bakayokon dhe unë mendoj që ai është më i mirë se ata”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri