Zyrtare: Wenger largohet nga Arsenali në fund të edicionit

Sport April 20, 2018 - 11:12

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar që do të largohet nga klubi londinez pas përfundimit të këtij edicioni, transmeton zeri.info

“Pas një gjykimi të kujdesshëm dhe një diskutimi me klubin, unë ndjej se është koha e duhur për mua që të tërhiqem në fund të këtij edicioni. Iu jam mirënjohës që kam pasur privilegjin për t’i shërbyer klubit për kaq shumë vite të paharrueshme. E kam menaxhuar klubin me shumë përkushtim dhe integritet. Dua të falënderoj stafin, lojtarët, drejtorët dhe tifozët që e bënë këtë klub kaq unik. Iu bëj thirrje tifozëve që të qëndrojnë prapa ekipit për të përfunduar sa më lartë. Për të gjithë adhuruesit e Arsenalit, kujdesuni për vlerat e klubit. Dashuria ime dhe përkrahja do të jetë gjithmonë me ju”, ka deklaruar Wenger për faqen zyrtare të klubit anglez.

Strategu francez largohet nga Arsenali pas plot 22 viteve, Gjatë kësaj kohe ai ka fituar tre liga angleze, 7 tituj të FA Cup dhe ka triumfuar gjashtë herë në Superkupën angleze./Zëri