Inter transferon futbollistin e njohur nga Juventus
Sport
April 17, 2018 - 08:17
Inter do të përforcohet nga rivali i madh nga Serie A, Juventus
Inter do të realizojë një përforcim të ri nga Juventus.
Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i majtë, Kwadwo Asamoah është pranë marrëveshjes për transferim te “Nerazzurrët”.
Asamoah ka hyrë në muajt e fundit të kontratës në Juventus dhe do të largohet nga Torino si futbollist i lirë, përcjell “lajmi.net”.
Asamoah në Inter pritet të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.
Ai gjatë këtij sezoni ka luajtur shpeshherë në krahun e majtë të mbrojtjes, si zëvendësues i Alex Sandros.