James, i pasigurt për të ardhmen

Sport April 04, 2018 - 11:16

James Rodriguez insiston se është i lumtur te Bayern Munichu, por ka refuzuar që të përjashtojë një rikthim të mundshëm te Real Madridi, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kolumbian është i huazuar te klubi gjerman nga Real Madridi për dy vite.

“Rikthimi në Madrid? Nuk e di, ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ju duhet të mendoni për atë që është duke ndodhur tani dhe ky klub është e tashmja”, deklaroi James.

“Jam i lumtur te Bayerni, jam duke luajtur më shumë dhe kjo është nj gjë e mirë për mua. Jam duke menduar vetëm për Bayernin”, shtoi reprezentuesi kolumbian.

26-vjeçari ka bërë 29 paraqitje në total për klubin gjerman deri më tani, duke realizuar 5 gola dhe 11 asistime.

Së fundmi interesim për kolumbianin kanë shprehur klubet angleze, Chelsea dhe Manchester United./Zëri