Kështu u mbyll sfida shqiptare në mes Xhakës e Mustafit ndaj Shaqirit!

Sport April 01, 2018 - 16:18

Është mbyllur tashmë sfida ndërmjet Arsenalit dhe Stoke Cityt, e cila i ka vënë përballë edhe futbollistët shqiptarë, shkruan zeri.info.

Në fakt, Shkodran Mustafi ka luajtur gjatë tërë ndeshjes, kurse Granit Xhaka është inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.

Dyshja e ka mposhtur Xherdan Shaqirin, i cili po ashtu ka luajtur gjatë tërë ndeshjes.

Image

“Topçinjtë” fituan 3:0 me dy golat e sulmuesit të rrezikshëm, Pierre-Emerick Aubameyang dhe një të Alexandre Lacazettes në minutën e parafundit të ndeshjes, po ashtu nga 11 metërshi (89’).

Sulmuesi gabonez, golin e parë e shënoi në minutën e 75-të nga penalltia, kurse atë të dytë në minutën e 86-të. /Zëri/

Image