Ky gjigant evropian e do Ronaldon!

Sport March 29, 2018 - 14:36

Manchester United është i interesuar ta rikthejë në “Old Trafford” yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle ‘Diario Gol”, përcjellë zeri.info.

Raportimet e fundit thonë se sulmuesi portugez është i frustruar me presidentin e Realit, Florentino Perez, i cili ka refuzuar t’i ofrojë kontratë të re 33 vjeçarit.

Dhe, “Djajtë e Kuq” shpresojnë të përfitojnë nga ky rast duke ia ofruar ish-yllit të tyre një ofertë të majme përmes një rrogë prej 30 milionë eurove në vit vetëm për ta bindur që të rikthehet në “Teatrin e Ëndrrave”.

Që prej transferimit të tij në Madrid, për një shumë rekorde në atë kohë, United e ka kërkuar vazhdimisht përfaqësuesin portugez, i cili e shkroi historinë me klubin ngë “Santiago Bernabeu”. /Zëri/