Shqipëria s’i ka punët mirë!

Sport March 28, 2018 - 13:13

Humbja e miqësores të hënën në Elbasan nga Norvegjia prej 0:1 i ka konfirmuar problemet e Kombëtares së Shqipërisë me futbollistë të papërgatitur fizikisht, që ka ardhur si rrjedhojë e hapësirës së vogël të cilën e kanë nëpër klubet përkatëse.

Kjo ka bërë që përzgjedhësi i Kuqezinjve Christian Panucci të pajtohet me realitetin.

“Nuk i kemi 200 lojtarë për të përzgjedhur”, ka deklaruar Panucci.

“E kuptova se jemi shumë të brishtë në mbrojtje, pasi Mavraj dhe Ajeti po luajnë shumë pak. Edhe minutat e pakta të Sadikut ndikojnë në formën e tij”, ka theksuar ai. /Zëri/