Ky mund të jetë pasardhësi i Wengerit në Arsenal!

Sport March 25, 2018 - 17:02

Thomas Tuchel pritet të jetë pasardhësi i Arsene Wengerit në krye të Arsenalit nga sezoni i ardhshëm, shkruan zeri.info.

Në fakt, javë më parë flitej se ky trajner do ta marrë në dorë Bayern Munichun nga sezoni i ardhshëm, pasi Jupp Heynckes nuk do të vazhdojë me gjigantin bavarez, por mediet gjermane shkruajnë se Tuchel e ka refuzuar klubin nga “Allianz Arena” vetëm për t’u bërë trajner i ekipit nga “Emirates Stadium”.

Kështu të paktën shkruan magazina gjermane “Kicker”, sipas së cilës trajneri aktual i Dortmundit u ka thënë drejtuesve të Bayernit javën e kaluar se tashmë ka nënshkruar kontratë me klubin e ri, i cili me gjasë do të jetë pikërisht Arsenali.

Tuchel do të bashkohet gjatë kësaj vere me ish-trajnerin e Dortmundit, Sven Mislintat, në Londrën Veriore, me të cilin kishte punuar më parë në Gjermani. /Zëri/