Harden luan si MVP

Sport March 23, 2018 - 17:34

James Harden ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme, shkruan zeri.info.

Ylli i NBA-së ia ka dhuruar fitoren Houstonit pas vazhdimeve, edhe pse i mungoi shoku i skuadrës, Chris Paul.

Ai i ka realizuar 10 nga 12 pikët e Rockets në vazhdime ndaj Detroitit për ta ndihmuar ekipin e tij drejt fitores së shtatë radhazi, respektivisht të 24-ën në 25 ndeshjet e fundit.

Anthony Davis dhe Rajon Rondo i morën në dorë Pelicans, duke i mundur Lakers dhe për ta vazhduar “fluturimin” e tyre në Konferencën Perëndimore.

Fitore të rëndësishme në rrugëtimin drejt “Play-Off”-it regjistroi edhe Utah.

Kurse Hornets i shkatërruan Grizzlies, +61 pikë epërsi falë një lojë të shkëlqyeshme të super Kemba Walker, që realizuan 46 pikë në tre çerekë.

Paraqitje të mirë patën edhe Kings, që fituan ndaj Hawks në atmosferën e trishtë në “Golden 1 Center”.

Rezultatet: Houston – Detroit 100-96, New Orleans – LA Lakers 128-125, Dallas – Utah 112-119, Charlotte – Memphis 140-79, Sacramento – Atlanta 105-90 e Orlando – Philadelphia 98-118. /Zëri/