Lewandowski apo Kane, cilin prej tyre e zgjodhi Real Madridi?

Sport March 22, 2018 - 15:54

Real Madridi dyshon në karakterin e Harry Kane dhe duket se fokusi i gjigantit spanjoll do të kalojë tek Robert Lewandowski, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “AS”, e afërt me klubin nga kryeqyteti spanjoll.

Muajve të fundit flitej se “Los Blancos” ia kanë mësyrë sulmuesit të Tottenhamit, por së fundmi flitet se kampionët e Evropës janë “ftohur” paksa nga përfaqësuesi anglez për shkak të natyrës së tij.

Për këtë, klubi më i madh spanjoll e ka bërë sulmuesin e Bayern Munichut prioritetin e tij dhe beson se klubi gjerman do ta konsiderojë ofertën prej rreth 100 milionë eurosh.

Kane pritet të largohet nga Spurs në fund të sezonit pasi e do një klub ku mund të fitojë trofe.

Ish-futbollisti spanjoll Xabi Alonso ka thënë se sulmuesi polak mund të qëndrojë së paku edhe një sezon në “Allianz Arena”. /Zëri/