Mourinho pastron ekipin, largon veteranët!

Sport March 20, 2018 - 16:14

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është i gatshëm ta përdorë “fshesën” në ekipin e tij gjatë verës që po vjen, derisa një numër i madh i lojtarëve veteranë të klubit mund të largohen nga “Old Traffordi” me të përfunduar ky sezon.

Kështu shkruan e përditshmja spanjolle “Don Balon”, përcjellë zeri.info.

Mourinho po frustrohet çdo ditë e më shumë me ekipin e tij pasi e pa Unitedin duke qëndruar shumë larg rivalit kryesor në Premierligë, Manchester City, por edhe pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve nga një ekip modest si Sevilla.

Prandaj, “Special One” dëshiron t’i lirojë apo t’i shesë lojtarët si Ander Herrera, Juan Mata, Luke Shaw, Chris Smalling, Phil Jones, Daley Blind e Matteo Darmian, derisa Gareth Bale e Willian janë dy prej objektivave të mundshëm të trajnerit të njohur portugez. /Zëri/