Arsim Gojani flet pas disfatës ndaj Dritës dhe gjasat e Vëllaznimit për t'i ikur barazhit

Sport March 18, 2018 - 17:36

Vëllaznimi ka bërë një hap fals drejt luftës për ti shpëtuar zonës së barazhit, ndërkohë që në shtëpi u mposht nga Drita 0-1, raporton Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i gjakovarëve Arsim Gojani beson se skuadra e tij ka merituar të marrë më shumë nga kjo ndeshje dhe gjithashtu se në fund do arrijnë ti shpëtojnë zonës së barazhit.

“Duke u nisur nga ajo që ndeshja kishte ngarkesë të jashtzakonshme si për ne ashtu edhe për Dritën. Në harkun kohor prej pesë jave jemi detyruar ti zhvillojmë tetë ndeshje. Mendoj që na mungoi freskia që të fitonim, ishte një lojë e nivelizuar me pak raste mirëpo nga një pakujdesi arriti që Drita të shënoj dhe ta fitoj ndeshjen. Mendoj që ka mjaft ndeshje, ka mjaft pikë për tu fituar, ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë të punojmë dhe do vazhdojmë me këmbngulje ti ikim zonës së barazhit”, deklaroi Gojani për Super Sport Kosova.