VAR-i është një makth

Sport March 18, 2018 - 12:50

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino thotë se sistemi VAR (videoasistenti i referit) është një makth, transmeton zeri.info

Tottenhami triumfoi 3:0 në çerekfinalen e FA Cup ndaj Swanseas, por Pochettino kishte disa kritika për VAR-in. Klubi londinez fitoi falë dy golave të Christian Eriksen dhe një tjetër të Erik Lamelas, por kjo fitore nuk përfundoi edhe pa situata kontroverse.

Heung-Min Son shënoi një gol në minutën e 23-të, por që pas një rishikimi me anë të VAR-i u anulua.

“Është një makth. Më vjen keq për njerëzit që duan ta përdorin këtë sistem”, deklaroi Pochettino.

“Preferoj më shumë që asistenti i referit të bëj ndonjë gabim sesa të presim për tre apo katër minuta”, shtoi ndër të tjera ish-trajneri i Southamptonit dhe Espanyolit./Zëri