Stadiumi i zinte diellin, Abramovich merr vendimin që i ndryshon jetën familjes londineze (Foto)

Sport March 16, 2018 - 13:56

Në muajin janar të këtij viti manjati rus i Chelsea, Roman Abramovich, u përball me rezistencën e një familjeje londineze që kishte shtëpinë ngjitur me stadiumin dhe ishte kundër ndërtimit të impiantit gjigant.
Familja nga Londra pretendonte që stadiumi i ri do i ndalonte dritën e diellit dhe familja kërkonte 20 milionë euro dëmshpërblim dhe çështja shkoi në gjykatë.

Por, me sa duket pas rendjes nëpër gjykata Abramoviç dhe familja janë pajtuar për një shumë që mendohet se i kalon 1 milionë sterlina, megjithëse shifra është mbajtur sekret.

Tashmë do vihet në zbatim projekti fantastik i “Stamford Bridge”, i cili mendohet se do kalojë shifrën 1 miliardë paund.

Për t’u marrë shembull, se këtu tek ne nuk të pyet kush sepse tokave tek ne u del pronari gjatë natës...

Image

Image

Image