William mund të luajë në çdo ekip

Sport March 15, 2018 - 10:43

Ish-mesfushori i Chelseat, Frank Lampard thotë se Willian është në gjendje të luajë për çdo ekip në botë, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian bëri paraqitje të mira në dy ndeshjet në fazën e së tetës së finales kundër Barcelonës dhe mori vetëm fjalë të mira nga Lampard.

Përpjekjet e tij ishin të pamjaftueshme për ta ndihmuar klubin londinez, por Lampard beson se 29-vjeçari tregoi se është një futbollist i klasit të lartë.

“Willian praktikisht ishte i përfshirë në çdo gjë të mirë që bëri Chelsea”, deklaroi Lampard.

“Ai është në formë të mirë momentalisht, pa asnjë dyshim Willian lehtësisht do të mund të luante në çdo ekip të botës”, shtoi ish-reprezentuesi anglez, i cili kishte luajtur te Chelsea gjatë periudhës 2001-2014./Zëri