Barazim mes Prishtinës dhe Trepçës '89

Sport March 14, 2018 - 15:47

Janë mbyllur pesë takimet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës, raporton zeri.info

Derbi i kësaj xhiroje mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 ka përfunduar pa gola 0:0.

Drita ka triumfuar në shtëpi kundër Drenicës me rezultatin 3:1. Kastriot Rexha (4’), Liridon Leci (12’) dhe Xhevdet Shabani realizuan për vendasit, kurse golin e vetëm për drenicasit e shënoi Armend Abazi në minutën e 68-të.

Liria dhe Vëllaznimi kanë barazuar me rezultatin 1:1. Artur Magani shënoi i pari për prizrenasit në minutën e 25-të ndërsa golin e barazimit për mysafirët e realizoi Odi Chibuze (55’).

Llapi i është kthyer fitores pas triumfit 2:0 ndaj Vllaznisë. Dardan Jashari (76’) dhe Edon Zeqiri (90’) realizuan për llapjanët.

Feronikeli ka fituar minimalisht 1:0 kundër Besës. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Albutrint Morina në minutën e 92-të.