Kush do ta ndihmojë Realin për Neymarin?

Sport March 13, 2018 - 16:34

Real Madridi është i interesuar për ta transferuar yllin brazilian të Paris Saint-Germainit, Neymar, shkruan zeri.info.

Mirëpo “Los Blancos” i janë nevojitur para të majme për ta bindur klubin e pasur francez për t’ia shitur lojtarin kryesor, të cilin e kishte blerë nga Barcelona për 222 milionë euro verën e vitit të kaluar.

Reali momentalisht sponsorizohet nga gjiganti i veshmbathjeve “Adidas”, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2020 dhe që paguhet vetëm 40 milionë euro në vit, një shumë e vogël për një klub aq të madh.

Prandaj zërat që vijnë nga Spanja thonë se Reali mund ta shkëpusë kontratën me “Adidas”-in para kësaj vere, ndërsa gjiganti tjetër i veshmbathjeve sportive “Nike” është i gatshëm ta paguajë shumën prej 105-155 milionë eurosh në vit, plus një ndihmë për ta transferuar Neymarin në “Santiago Bernabeu”.

Mediet e huaja shkruajnë se Neymar mund të largohet nga PSG-ja këtë verë dhe të transferohet te Reali. /Zëri/