Ja ku duan të shkojnë Bale e Modric!

Sport March 13, 2018 - 16:33

Real Madridi pritet të bëjë revolucion në ekip pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan zeri.info.

“Los Blancos” pritet të bëjë ndryshime sidomos në mesfushë dhe në sulm.

Njëri prej futbollistëve që pritet të largohet gjatë verës është sulmuesi i djathtë Gareth Bale.

Ndërkaq, rrugën e tij pritet ta ndjekë edhe mesfushori kreativ Luka Modric.

Dhe, sipas medieve spanjolle, respektivisht “Diario Gol”, të dy futbollistët kërkojnë të rikthehen në kampionatin anglez.

Bale dhe Modric kishin luajtur në Tottenham para se t’i bashkoheshin ekipit “Los Blancos”.

Ende nuk dihet se cila mund të jetë e ardhmja e tyre.

Bale kërkohet qe një kohë të gjatë nga Manchester Unitedi, por nuk përjashtohet mundësia të rikthehet në Tottenham, ndërsa Modric mund të rikthehet te Hotspur ose t’i bashkohet Arsenalit në vitet e tij të fundit të karrierës. /Zëri/