Cavanin e duan në Premierligë

Sport March 11, 2018 - 18:32

Manchester United dhe Chelsea janë në garë për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka barë të ditur e përditshmja franceze “Le Parisien”, sipas së cilës këto klube janë të gatshëm t’i paguajnë 53 milionë funte, më shumë se 60 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm uruguaian.

Ish-futbollisti i Palermos dhe i Napolit thuhet se nuk po ndihet më rehat në Francë prejse në klubin parisien është transferuar braziliani Neymar dhe është i gatshëm ta nisë një sfidë të re.

Dhe, e ardhmja e përfaqësuesit uruguaian mund të jetë në Premierligë, ku e presin me krahë të hapur klubi nga “Old Traffordi” dhe “Stamford Bridge”.

Cavani është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë në sezonet e fundit. /Zëri/