Momentet e errëta të Wengerit

Sport March 09, 2018 - 14:11

Epokës së Arsene Wengerit te Arsenali duket se po i vjen fundi. Forma e keqe e klubit londinez gjatë kohëve të fundit mund ta sjellë fundin e periudhës 22-vjeçare të strategut francez në krye të ekipit. Wenger pa dyshim që ka pasur mjaft momente të mira në krye të londinezëve, por ne ua sjellim ato më të këqijat, shkruan sot, gazeta “Zëri”

1. Manchester United – Arsenal 8:2

E kuptoni që humbja është mjaft e rëndë kur edhe ekipit kundërshtar i vjen për të ardhur keq. Sir Alex Ferguson nuk ishte një njeri që shfaqte simpati për ekipet kundërshtare, por kishte pranuar që në këtë ndeshje të ndalej shënimi i golave, të mos poshtërohej një skuadër dhe një njeri që shihej si i barabartë me të. “Sigurisht që ndiheni të poshtëruar kur pësoni tetë gola. Ishte një ditë e keqe”, kishte deklaruar Wenger në atëkohë.

2. Finalja e Kupës së Ligës në vitin 2011

Pas gjashtë vjetëve pa trofe, ndërsa rivalët e Arsenalit merrnin tituj të ndryshëm, pritjet që Kupa e Ligës të ngushëllonte klubin londinez, edhe pse ky kompeticion gjendet në vendin e katërt në kuadër të prioriteteve të klubeve. Pas arritjes në finale “Topçinjtë” do të përballeshin me Birminghamin, që ishte duke rënë nga liga dhe thjesht duhet që të mos bënin ndonjë budallallëk. Por, Arsenali u mposht 2:1.

3. Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2006

Eh, çfarë do të ishte? Ndokush edhe mund ta falë humbjen e Arsnealit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj gjeneratës së parë të Barcelonës me emra si Andres Iniesta, Ronaldinho dhe Samuel Eto’o. Jens Lehamnn ishte ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Eto’os qysh në minutën e 18-të, por pavarësisht disavantazhit numerik Arsenali kaloi në epërsi falë golit të Sol Camnpellit. Sidoqoftë, ata e mbajtën këtë epërsi deri në minutën e 76-të. Mjerisht, Eto’o dhe më pas edhe Jualiano Belletti shënuan për t’i fituar trofeun Barcelonës.

4. Qëndrimi, shumë i gjatë

Jo një moment në vetvete, por Wenger nuk duhet të ishte ende aty. Pak do të dyshojnë që arritjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, që ai e ka revolucionuar klubin dhe ndoshta edhe futbollin anglez dhe mbajtja e një klubi si Arsenali në këtë nivel, me ato resurse, është e jashtëzakonshme. Por ai duhej ta kuptonte që ai e ka çuar Arsenalin aq shumë sa ka mundur, një kohë më parë që tani duhet dikush tjetër me ide të freskëta. Vetëm Wengeri mund të vendosë kur të largohet nga Arsenali, por e shumta që mund të shpresojë në këtë kohë është që të mos e zhdukë atë kujtesën e kohëve të mira.

5. Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2009

Nëse do të kishte rëndësi mbetet një çështje tjetër e debatit. Manchester Unitedi doli para Barcelonës së madhe të Pep Guardiolas në finale dhe dukej sikur nuk kanë shans për të fituar, kështu që askush nuk do ta imagjinonte që Arsenali do t’ia dilte. Por, kjo sigurisht se dhemb, sidomos pas humbjes vetëm 1:0 në ndeshjen e parë në “Old Trafford”, teorikisht pritej që “Topçinjtë” të riktheheshin. Por, ata ishin shkatërruar nga golat e Cristiano Ronaldos dhe Park Ji-Sung pas vetëm 11 minutash, pastaj një tjetër gol i Ronaldos përmes një kundërsulmi brilant eliminuan vendasit./Zëri