Zidane lavdëron lojtarët e tij

Sport March 07, 2018 - 10:24

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se meritat për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve iu takojnë lojtarëve të tij, transmeton zeri.info

Zidane thotë se futbollistët e tij bënë një paraqitje të përkryer në fitoren 1:2 në udhëtim te Paris Saint-Germaini të martën.

“Plani shkoi siç duhej. Ne luajtëm seriozisht prej fillimit, luajtëm me presing të lartë. Ne kishim një ndeshje të përkryer”, deklaroi Zidane.

“Taktikisht, ne luajtëm ashtu siç edhe pritëm. Në fund, janë lojtarët ata që e fitojnë ndeshjen. Ky është çelësi. Ne besojmë në atë që bëjmë”, shtoi strategu francez.

“Është e vërtetë që kemi pasur disa momente të vështira në ligën dhe në kupë. Është pjesë e futbollit. Është e vështirë që ta mbash të njëjtin nivel gjatë gjithë kohës. Ju duhet t’i pranoni momentet e vështira dhe të vazhdoni me punën. Nuk mund të fitoni gjithçka gjithmonë”, u shpreh ai./Zëri