Kroos dhe Modric, në dyshim për PSG-në

Sport March 04, 2018 - 12:16

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se mbetet në dyshim paraqitja e Toni Kroosit dhe Luka Modricit në sfidën e kthimin ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve të martën, transmeton zeri.info

Madrilenët triumfuan të shtunën 3:1 kundër Getafes në ligën spanjolle, por që të dy mesfushorët munguan në këtë ndeshje. Kroos është duke vuajtur nga një lëndim në gju, ndërsa Modric ka tërhequr muskulin.

“Ata ende nuk kanë stërvitur me ne”, deklaroi Zidane.

“Nuk mund t’iu them asgjë. Do të shohim nëse ata do të stërviten me topin”, shtoi strategu francez, i cili është në krye të gjigandit spanjoll që prej janarit të vitit 2016. “Shpresoj që të gjithë të stërviten të hënën, por nuk e di”, u shpreh ai./Zëri