Federata shqiptare nuk ia blen as uniformën, e ngjyros vetë

Sport February 28, 2018 - 19:29

Se në sportin shqiptar gjërat nuk janë duke shkuar më së miri dihet moti, por këtyre ditëve është shënuar mbase pika më e ulët ku ka rënë atletika dhe sporti shqiptar në përgjithësi.

Liza Gega, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë ne Birmingem në kampionatin botëror të atletikës në sallë, pasi e fitoi titullin ballkanik në 3,000 metra është përkujdesur vetë për uniformën me të cilën do të paraqitet në gara.

Në një postim në rrjete sociale ajo ka bërë të ditur se vetë e ka blerë uniformen dhe e ka ngjyrosur një pjesë të saj me ngjyrat kuq e zi dhe ka printuar shqiponjën e flamurit shqiptar në uniformë.

Gega është e vetmja atlete shqiptare që  plotëson normën për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Birmingem dhe në postimi ne saj ka thënë se atje shkon sepse “ka përmbushur normën e IAAF dhe jo pse duan ta dërgojnë”.

Image