Reali nuk e meritoi humbjen

Sport February 28, 2018 - 10:37

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se ekipi i tij nuk e meritoi humbjen 1:0 në udhëtim te Espanyoli, transmeton zeri.info

Strategu francez bëri disa ndryshime në ndeshjen kundër klubit katalonjas të martën dhe njëri prej lojtarëve të lënë jashtë ekipit ishte edhe ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

“Ne e filluam mirë takimin dhe patëm disa raste të mira për të shënuar, por në pjesa e dytë ishte më e keqe se 45 minutat e para”, deklaroi Zidane.

“Ne nuk arritëm të luanim siç duhet apo të krijonim ndonjë rrezik në pjesën e dytë, edhe pse nuk e merituam ta humbnim ndeshjen”, shtoi strategu francez.

“Espanyoli krijoi pak raste. Është një humbje që dhemb dhe është një rezultat i dobët. Ndjej keqardhje për lojtarët”, u shpreh ai.