Lewandowski e ka marrë një vendim të rëndësishëm!

Sport February 27, 2018 - 16:36

Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munichu në fund të sezonit.

Të paktën për këtë është i bindur gazetari i “Sport Bild”, Christian Falk, përcjellë zeri.info.

Përfaqësuesi polak së fundmi e ka ndërruar menaxherin e tij, duke ia besuar këtë pozitë Pini Zahavit dhe ky fakt i ka rritur zërat dhe spekulimet se ai dëshiron të largohet gjatë verës nga “Allianz Arena”.

Dhe, interesimi për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit nuk mungon assesi.

Chelsea, Manchester United e Real Madrid janë klubet që e pëlqejnë më së shumti sulmuesin e rrezikshëm, derisa Bayerni duket se do ta marrë vendimin gjatë verës, pasi nuk preferon ta shpërqendrojë futbollistin tash në fazën më të rëndësishme të sezonit.

Lewa për momentin është i fokusuar vetëm tek fusha e blertë. /Zëri/